Fabregas: Messi apo Ronaldo? Leo është më i miri i të gjitha kohërave

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Në tri vitet e ardhshme pritet të ndërtohet ura mbi Lumin Sitnica

Në vlerë prej 70 mijë euro për vitin 2024 dhe mjetet tjera për vitet...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Ish-lojtari i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka thënë se Lionel Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave edhe nëse nuk e fiton Botërorin.

Messi dhe Ronaldo kanë fituar nga pesë herë topin e artë në 10 vitet e fundit. Ata kanë dominuar tash e një dekadë dhe kanë fituar çdo titull të mundshëm individual dhe ekipor, përveç Kupës së Botës me Kombëtaret e tyre.

Presioni vazhdon të ritet te ata se duhet ta fitojnë këtë trofe për t’u krahasuar me legjenda si Maradona e Pele, por për Fabregasin Messi është “jashtëtokësor” dhe nuk ka nevojë që ta fitojë Botërorin.

“Njerëzit të cilët kanë luajtur me të ose dinë për futbollin do të thonë se Leo është më i miri dhe lojtari më i kompletuar i të gjitha kohërave”, tha Cesc.

“Cristiano është fantastik dhe të gjithë e admirojnë për atë që e bënë, ai është luftarak”.

“Kur flasim për lojtar të kompletuar, Messi është bërë golashënuesi më i mirë, është bërë pasuesi më i mirë, ai mund të shënojë me të dy këmbët, me kokë, ai mund të driblojë më shumë se katër lojtarë”, vazhdoi Fabregasi.

“Ai ka një vizion për të bërë asistime, ai është lojtari më i kompletuar, pa asnjë dyshim. Mendoj se ata e respektojnë njëri tjetrin dhe vazhdojnë kështu. Krahasimi mes tyre po vazhdon qe një kohë të gjatë dhe kjo mund t’i mërzisë ata”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...