Fabregas gjithnjë e më pranë Milanit

PUBLIKUAR

Cesc Fabregas e ka pranuar se roli aktual i tij te Chelsea nuk është ai që e dëshiron spanjolli, kështu duke rritur spekulimet për transferimin e tij në Milan.

Mesfushori nuk është në preferencat e trajneri italian Maurizio Sarri, transmeton Gazeta Express.

“E di rolin tim. Fatkeqësisht nuk është ai që e dua”, ka thënë Fabregas.

“Gjithmonë tentoj të bëj më të mirën edhe pse në këtë stinor ende nuk e kam luajtur një ndeshje të plotë me skuadrën e parë”.

“Është një situatë e vështirë për mua. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Ndërkohë drejtori i Milanit Leonardo ka thënë se Milani do ta analizojë mundësinë e transferimit të mesfushorit spanjoll.

Fabregas pritet të transferohet në “San Siro” në formë të huazimit në afatin kalimtar të janarit ose si transferim i lirë gjatë verës së ardhshme. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...