Fabregas: Fitorja ndaj Maccabit është pika jonë e kthesës

PUBLIKUAR

Cesc Fabregas është i bindur që fitorja 4:0 ndaj Maccabi Tel Aviv ishte pika kthesës për Chelsea-n, dhe sipas mesfushorit spanjoll tashmë do të vijnë duke përmirësuar rezultatet në takimet e ardhshme.

Në takimin e sotëm, “blutë” e Londrës nuk vuajtën aspak të gjenin rrugën e rrjetës duke bërë këtë gjë katër herë me anë të Willian, Oscar, Diego Costa dhe Fabregas të cilët i dhanë kreun e Grupit G, pas barazimit 2:2 të ndeshjes tjetër midis Dynamo Kiev dhe Portos, transmeton Telegrafi.

“Kur je Chelsea dhe nuk fiton, njerëzit fillojnë të bëhen nervozë dhe lojtarët e ndiejnë një gjë të tillë”, deklaroi Fabregas për “BT Sport”.

“Jemi një klub i madh dhe si çdo klubi i madh na nevojiten rezultat dhe paraqitje të mira. Shpresoj që ky është fillimi i një serie të gjatë suksesesh”, tha reperezentuesi spanjoll. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...