Mesfushori i Chelsea, Cesc Fabregas, ka thënë se fitorja ndaj Manchester Cityt në FA Cup ishte e rëndësishme, por tani ata duhet të koncentrohen në Ligën e Kampionëve ndaj PSG.
Spanjolli beson se Blutë me ardhjen e Guus Hiddink kanë filluar të ringjallen dhe sipas tij kjo është diçka që vërehet.
“Ju mund të shikoni se ne jemi duke luajtur çdo ditë e më mirë. Kur fiton besimi në skuadër rritet, ky është futbolli”.
“Kemi një ndeshje të madhe në Ligën e Kampionëve dhe për ne kjo është një sfidë që duhet kaluar. Duhet të jemi të gatshëm për çdo gjë”.
“Në fillim ishim të befasuar nga formacioni i Cityt. Nëse do të kishim humbur në këtë rast do të ishte poshtëruese ndaj neve”, ka thënë Fabregas. /Telegrafi/


