Fabregas: Do të përpiqem ta bëj Messin të ndihet parehatshëm

PUBLIKUAR

Cesc Fabregas thotë se është i motivuar për t’u përballur me Lionel Messin të mërkurën mbrëma dhe se është i gatshëm të bëjë gjithçka për t’ia bërë të vështirë jetën ish-bashkëlojtarit të tij te Barcelona.

Spanjolli 30-vjeçar luajti përkrah Lionel Messit në Barcelonë nga viti 2011 deri më 2014, por sonte do të jetë kundërshtar i tij kur Chelsea i shkon në “Camp Nou” Barçës në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, transmeton Express.

Në ndeshjen e parë në Londër, Chelsea dhe Barcelona u ndanë baras 1-1.

“Nëse kam fatin të luaj, është e vërtet se do të pozicionohemi në zona më pranë portës, por ta ndalim atë [Messin] do të jetë e vështirë, ama unë do të bëj gjithçka që është e mundur për ta bërë atë të ndihet parehatshëm në mënyrë që të mos bëjë performancë të përkryer”, ka thënë Fabregas.

“Tani e shoh atë si rival që dëshiron të fitojë, dhe unë e dua të njëjtën gjë. Luajmë në ekipe të ndryshme dhe secili lojtar ia dëshiron më të mirën klubit të vet”, shtoi ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...