Fabio Capello ka dy fjalë jo të mira për Messin e Puyol

PUBLIKUAR

Trajneri italian, Fabio Capello, mendon që Barcelona po e vuan mungesën e një kapiteni të vërtetë.

I pyetur për krizën e madhe të skuadrës katalunase, italianit i ka ardhur nëpër mend ish-kapitenit, Carlos Puyol.

“Barcelona ka humbur shumë pikë dhe është në vështirësi të madhe. Unë mendoj se ekipit i mungon një kapiten si Puyol, i cili e drejton skuadrën në momente të caktuara”, deklaroi Capello gjatë një konference për shtyp, përcjellë “Lajmi.net”.

“Lufta për titullin kampion është e hapur deri në fund të sezonit. Mbetet të shihet nëse Barcelona do të shërohet fizikisht dhe mentalisht, gjë e cila është vendimtare”, shtoi Capello.

Një goditje kjo në distancë sidomos për argjentinasin Lionel Messi, pasi që sipas italianit, “as argjentinasi nuk është i denjë për shiritin kampion”.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...