Milani do ta blejë Fabio Borinin. Gjithçka do të zyrtarizohet me një korrik.
Këtë e ka konfirmuar Sunderlandi përmes rrjeteve sociale, ku ka shkruar “Fabio Borini do ta kompletojë transferimin e përhershëm në Milan me 1 korrik 2018”.
Borini u mor në formë huazimi vitin e kaluar. Ai ka bërë 43 paraqitje për Kuqezinjtë në të gjitha garat, duke shënuar 5 gola. /Gazeta Express/


