FA shfuqizon kartonin e kuq të Gabriel

PUBLIKUAR

Apeli i Arsenalit kundër kartonit të kuq të Gabriel Paulistas në ndeshjen e të shtunës kundër Chelseat ka rezultuar i suksesshëm.

Mbrojtësi 25-vjeçar u përjashtua nga arbitri Mike Dean për sjellje të dhunshme pas një përplasjeje me Diego Costan, në ndeshjen të cilën Blutë e fituan me rezultat 2-0.

Pranimi i apelit nënkupton se braziliani nuk do të suspendohet me tri ndeshje.

Megjithatë, Federata Angleze e futbollit e ngarkon atë për sjellje të pahijshme pasi refuzoi të largohej nga fusha kur u përjashtua.

Në ndërkohë, Costa është akuzuar për sjellje të dhunshme për shkak të përplasjes me mbrojtësin e Arsenalit, Laurent Koscielny. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...