Jose Mourinho është i gatshëm ta rikthej Patrice Evra në Manchester United, por jo si futbollist
Ditëve të fundit është përfolur se Patrice Evra mund të rikthehet në Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit.
Por, sipas tabloidit britanik, The Sun, Jose Mourinho është i gatshëm ta rikthej francezin në Manchester United, por jo si futbollist.
Thuhet se portugezi është i gatshëm ta bëjë mbrojtësin e Juventusit si ndihmës trajner, përcjell Express.
Por, ende nuk dihet nëse Evra do të jetë i gatshëm të pensionohet dhe ta nis një zeje të re. Ai ka ofertë nga West Hami për të luajtur në Premierligë. /Express/



