Evra rrëfen historinë qesharake për rastin kur kishte ngrënë drekë te shtëpia e Ronaldos

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ish-mbrojtësi anësor i Manchester Unitedit, Patrice Evra, e ka rrëfyer një histori qesharake me ish-bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldon, Portugezi e kishte ftuar Evran për drekë, mirëpo ata më shumë ishin stërvitur sesa çfarëdo tjetër.

Të hënën u bënë 16 vjet që nga transferimi i Cristiano Ronaldos si 18-vjeçar në Manchester United nga Sporting Lisbona për 17 milionë funte, transmeton Gazeta Express.

Në gjashtë vjetët e tij në “Teatrin e Ëndrrave”, portugezi e fitoi trofeun e Premierligës tre herë dhe një herë të Ligës së Kampionëve. Ai e fitoi Topin e Artë në vitin 2008, duke e filluar rivalitetin e madh me Lionel Messin e Barcelonës.

Ronaldo pastaj iu bashkua Real Madridit në vitin 2009, mirëpo tifozët e Manchester Unitedit ende e brohorasin emrin e tij në stadium nganjëherë. Ishte etika e punës dhe përkushtimi i Ronaldos që e bënë atë ndër të preferuarit e tifozëve.

Orët e zgjatura në kampin stërvitor dhe dietat strikte e shndërruan atë në “makinën” që tani, edhe si 34-vjeçar, mbetet në futbollin e nivelit më të lartë, në Juventus.

Nëse një histori e përshkruan më së miri fiksimin e Ronaldos për t’u përmirësuar, ajo duhet të jetë historia e treguar nga Patrice Evra, për rastin kur kishte shkuar të hajë drekë në shtëpinë e portugezit.

“Do t’ua jap një këshillë të gjithëve: Kur Cristiano të fton për drekë në shtëpinë e tij, vetëm thuaji jo”, u shpreh francezi në një intervistë të dhënë për Marcan.

“Ai më tha: Patrice, eja pas stërvitjeve. Unë shkova dhe isha me të vërtetë i lodhur. Në tavolinë kishte vetëm sallatë të thjeshtë dhe pak mish pule. Unë mendova: “Në rregull….”. Madje në tavolinë kishte vetëm ujë, jo ndonjë pije tjetër”.

“Ai e përfundoi bukën dhe u ngrit në këmbën dhe filloi të luaj me topin e futbollit dhe më kërkoi që unë t’i  bashkohem atij. Unë i thashë: “A mund ta përfundoj bukën fillimisht?” dhe Ronaldo m’u përgjigj: “Jo, eja të luajmë””.

“Filluam të luajmë e pastaj shkuam në pishinë për të notuar. Unë i thashë: “Cristiano, pse kemi ardhur këtu, a jemi këtu për shkak të ndeshjes së nesërme apo vetëm për drekë?” Kështu që kjo është arsyeja pse unë i këshilloj të gjithë të mos shkojnë në shtëpinë e Cristianos”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...