Evra: Po humbim rast historik

PUBLIKUAR

Patrive Evra ka sulmuar ashpër ekipin e tij për karakterin e treguar në disfatën nga Sassuolo, që po e çon Juven drejt humbjes së rastit për një titull të pestë radhazi që do ishte historik.

“Jam i nervozuar. Kur luani për këtë ekip duhet të besoni se mund ta fitoni titullin çdo vit”.

“Kjo qartë nuk është koha më e mirë për të folur për këtë, por sa herë ngritem në mëngjes, e pyes veten a do të jem në gjendje ta ngris Scudetton e pestë radhazi”.

“Por, tash si duket, ne po e hedhim këtë rast për historinë. Një mesazh për bashklojtarët? Le ta respektojmë fanellën. Këtë nuk e bëmë ndaj Sassuolos. Nuk ka arsyetime ajo performancë e dobët”, potencoi Evra. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...