Evra në Instagram: Messi, urime Topi i Artë

PUBLIKUAR

Patrice Evra ka parashikuar se Lionel Messi do ta fitojë Topin e Artë 2021 sot gjatë një ceremoni në Paris, megjithëse në të kaluarën ka thënë se argjentinasit nuk do të duhej t’i jepet ky çmim.

Ylli i Paris Saint-Germain Messi është favorit për ta fituar çmimin më prestigjioz për futbollistë, bashkë me Robert Lewandowskin e Bayern Munich dhe Karim Benzeman e Real Madridit, raporton Gazeta Express.

Evra, ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit dhe Francës, kishte thënë kohë më parë se do të habitej nëse Messi do ta fitonte Topin e Artë.

“Sipas mendimit tim, Topin e Artë e meriton N’Golo Kante apo Jorginho. Jam lodhur duke i parë duke ia dhënë Messit atë”, kishte thënë Kante.

Megjithatë, të dielën mbrëma, një natë para ceremonisë së ndarjes së këtij çmimi, Evra zbuloi se beson se Messi është fituesi.

“Urime Messi për fitimin e Topit të Artë edhe një herë tjetër”, shkroi ai në Instagram. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...