Evra: Gabuam, duhet ta fitojmë ndeshjen e radhës

PUBLIKUAR

Evra: Gabuam, duhet ta fitojmë ndeshjen e radhës

Mbrojtësi i Juventusit, Patrice Evra, ka shprehur pakënaqësinë e tij pas barazimit ndaj Sampdorias.

Francezi shënoi golin e parë për kampionin italian, mirëpo Manolo Gabbiadini e barazoi rezultatin dhe me shifra identike përfundoi takimi.

Aktualisht, Roma është vetëm një pikë prapa Bianconerëve (pas fitores ndaj Genoas) dhe kjo nuk i pëlqen 33-vjeçarit.
“Doemos duhet ta fitojmë ndeshjen e radhës. Kemi lëshuar dy pikë këtu dhe kjo nuk është mirë”.

“Duhet ta mposhtin Cagliarin. Kemi karakter dhe personalitet të madh, prandaj jam i sigurt se do t’ia dalim”, ka deklaruar Evra.

Ky barazim, njëherësh ndërpreu rrjedhën prej 25 fitoresh radhazi në Serie A në Juventus Stadium dhe është hera e parë që nga maji i vitit 2013 që Bianconerët zhvillojnë dy ndeshje pa fitore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...