Everton transferon dy yjet e Premierligës (Foto)

PUBLIKUAR

Skuadra e Evertonit pritet të bëjë një goditje të madhe në këtë afat kalimtar

Evertoni mund të mbetet pa sulmuesin kryesor të saj, Romelu Lukaku, i cili po kërkohet nga Manchester United dhe Chelsea.

Por, skuadra nga Goodison Park nuk do ta ndjej shumë mungesën e belgut, në rast se largohet, pasi është afër që të transferoj dy super sulmues.

Tabloidi britanik The Sun, shkruan se drejtuesit e Evertonit janë të vendosur që të transferojnë Wayne Rooneyn dhe Olivier Giroud, përcjell Express.

Evertoni duhet t’i paguaj Arsenalit rreth 20 milionë euro për Giroud, kurse Rooneyn do ta transferoj si lojtarë të lirë nga Manchester United.

Por, Evertoni duhet t’i paguaj Rooneyt rrogën të cilën e ka aktualisht te Manchester United – 250 mijë funte në javë (285 mijë euro) ose rreth 14 milionë euro në sezon. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...