Everton refuzon ofertën e PSG për Gueye

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain ka ofruar 25 milionë euro për të marrë shërbimet e mesfushorit të Evertonit, Idrissa Gueye, por skuadra nga Premier Liga ka kërkuar më shumë para

Bisedimet në mes të dy klubeve thuhet se janë shtyrë pas vdekjes së nënës së presidentit të PSG-së, Nasser al-Khelaifi, por ato pritet që të rihapen.

Telefoot shkruan se oferta e parë e PSG nuk i përshtatet çmimit që kërkon Everton, por lojtari senegalez dëshiron që të bashkohet me skuadrën nga Ligue 1.

Në të njëjtën kohë, trajneri Thomas Tuchel e sheh në planet e tij edhe yllin e Napolit, Allan, por çmimi i tij është po ashtu shumë i shtrenjtë. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...