CKSA e Moskës siguroi fitoren e shtatë në sezonin e rregullt të Euroligës së basketbollit, duke iu imponua 99-97 Zalgiris Kaunasit vetëm në kohën shtesë.
Në kryeqytetin rus u zhvillua një ndeshje plot rivalitet, për vendësit, të udhëhequr nga dyshja Rodriguez-Higgins, ruajtën përqendrimin, duke fituar me vetëm 2 pikë diferencë. Spanjolli shënoi 24 pikë dhe dhuroi 6 asiste, ndërsa amerikani shtoi edhe 23 pikë të tjera për moskovitët.
Rikthehet tek suksesi Khimki i Moskës, që mposhti 85-69 skuadrën nga Mali i Zi Buducnost. Shkëlqeu në radhët e Khimkit talenti ris Shved, me 22 pikë, 7 asiste dhe po 7 topa të kontrolluar poshtë koshit, ndërsa amerikani Mickey shtoi 17 pikë për moskovitët. Në radhët e Buducnostit nuk mjaftoi amerikani Ckark me 19 pikë.
Ndalet ecuria pozitive e Barcelonës, që u dorëzua 76 – 70 më parketin e Panathinaikosit. Edhe pse kishin dy pikëshënuesit më të mirë, Kuric dhe Seraphin, me 17 dhe 15 pikë, katalanët u kthyen të mundur nga Greqia, pasi vendësit u bazuan në lojën në grup dhe kontributin e lojtarëve të stolit.
Fitore e vështirë por shumë e rëndësishme e Olimpias së Milanos, 93-90 ndaj Baskonias, me skuadrën spanjolle që qëndroi deri në sekondat e fundit në lojë, por pa mund të shmangte fitoren. /SS


