Eurodeputetja Von Cramon reagon pas zgjedhjes së drejtorit të RTK’së

PUBLIKUAR

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka quajtur lajm të mirë zgjedhjen e drejtorit të ri të RTK-së.

Von Cramon ka thënë se ky është hap drejt depolitizimit të medias në Kosovë raporton Gazeta Express.

 

“Lajme të mira për procesin e selektimit transparent dhe të bazuar në meritokraci të drejtorit të RTK-së, i cili do të hapë më tutje depolitizimin e medias në Kosovë”, ka shkruar Von Cramon.

Bordi i RTK-së ka zgjedhur dje Shkumbin Ahmetxhekajn drejtor të përgjithshëm të RTK-së.

Ai doli si kandidati më i poentuar në intervistim me 83.1 pikë. Në intervistën që u mbajt të mërkurën më 15 qershor e dyta si më e poentuara u rëndit Arta Bajrami.

Ahmetxhekaj deri më tani ka mbajtur pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të RTK-së

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...