EULEX: Po ndjekim nga afër zhvillimet në veri të vendit

PUBLIKUAR

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX në një përgjije për tëvë1, kan thënë se njësitet policore të formuara nga EULEX-i, po monitorojnë situatën e sigurisë në veri të Kosovës pas zhvillimeve të fundit atje.Teksa thuhet se EULEX mbetet vigjilent për zhvillimet të cilat mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës.

“Njësitet policore të formuara nga EULEX-i po monitorojnë situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe po ndjekin nga afër zhvillimet e fundit. Për informata më specifike lidhur me zhvillimet e fundit të sigurisë në veri të Kosovës, ju lutemi kontaktoni drejtpërdrejt Policinë e Kosovës. EULEX-i mbetet vigjilent dhe po monitoron nga afër të gjitha zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës, si dhe në sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndryshe sot është raportuar për dy shpërthime që janë dëgjuar pasditen e së martës në Zubin Potok, ndërsa tri të tjera në Mitrovicë të Veriut – që të dyja komuna të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës.

Kurse Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pasur disa incidente që dyshohet se janë shkrepje armësh e shpërthime në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut gjatë shoqërimit të zyrtarëve të Komisionit Zgjedhor në zyrat e komisionit komunal.Përmes komunikatës, Policia bëri të ditur se nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, teksa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...