Etrit Berisha tregon kush ishte faj për golin e Griezmann

PUBLIKUAR

Portieri Etrit Berisha duket se e ka me mbrojtjen. Autorët e golave sipas tij u lanë të lirë në zonën e rreptësisë dhe ata mund të ishin mbuluar më mirë nga kuqezinjtë.

Në një prononcim për mediat të dhënë pas humbjes me Francën (2-0), gardiani i portës tha se sfidën e fitoi eksperienca në fushë.

“Ishte një ndeshje mjaft e mirë, të gjithë djemtë dhanë maksimumin e tyre. Mirëpo, eksperienca bëri të humbnim në fund, pasi nuk ishim të përqendruar. Lojtari që shënoi golin ishte tërësisht i vetëm. Ndoshta lojtarët tanë nuk duhet ta kishin lënë aq të lirë, megjithatë kjo është ndeshja”,tha Berisha për “TCH”.

LEXO: Mediat zviceriane: Merrni shembull tifozët shqiptarë dhe zviceranë
Duke folur për ndeshjen e radhës me Rumaninë, Berisha tha se futbollistët e Kombëtares do të nisin përgatitjet duke filluar nga dita e nesërme si të vetmen mundësi për të shpresuar për një kualifikim për në turin tjetër.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...