Eto’o: Messi duhet të luajë deri kur t’i mbushë 70 vjeç

PUBLIKUAR

Samuel Eto’o i ka kërkuar Lionel Messit ta vazhdojë karrierën në futboll deri në moshën 70-vjeçari, pasi që dëshiron ta shohë ish-bashkëlojtarin e tij në Barcelonë teksa katalonasit e ndërtojmë “ekipin më të mirë në botë”.

Gjashtë-herë fituesi i Topit të Artë nuk ka lënë të kuptohet se po tenton të largohet nga Katalonja së shpejti. Megjithatë, kontrata e tij është e vlefshme vetëm deri më 2021 dhe ai ende s’ka pranuar ta rinovojë atë, transmeton Gazeta Express.

Atij i ka kaluar afati për ta shfrytëzuar një klauzolë në kontratën e tij që do t’ia lejonte të largohej nga klubi këtë muaj, edhe pa pajtimin e klubit, mirëpo ende nuk është e qartë edhe sa do të qëndrojë 32-vjeçari në skuadrën e tij.

Eto’o beson se Messi do të ketë edhe shumë kapituj për t’i shkruar në historinë e tij me Barcelonën, pasi që ai dëshiron ta ketë mundësi ta shohë Messin të rrethuar edhe me më shumë lojtarë të talentuar.

“Leo është lojtari më i mirë në botë dhe më i miri i të gjitha kohëve. Unë do ta zgjedhja skuadrën që e pyet Messin se kë e dëshiron përkrah vetes në skuadrën e tij”, ka thënë Eto’o për Marcan.

“Çdo skuadër në botë e do Messin. Por, pastaj duhet ta mbështesësh atë. Ai nuk mund të vrapojë më si një 25-vjeçar, edhe pse e bën edhe këtë nganjëherë’.

“Ajo që ne duhet ta bëjmë si tifozë të Barcelonës është t’ia japim atij skuadrën më të mirë në botë në mënyrë që të vazhdojmë ta shijojmë atë. Ai do të duhet të luajë deri në moshën 70-vjeçare, në mënyrë që ne ta shijojmë më shumë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...