Konusmatort e marketit ETC vazhdojnë të jenë viktima të hajnave, shkruan GazetaBlic.
Në parkingun e ETC të Lipjanit janë thyer dy vetura, ku në njëren prej tyre kanë vjedhur telefon, para dhe gjëra të tjera me vlerë.
Lexuesi i GazetaBlic i cili ka dërguar edhe fotografitë nga vendi i ngjarjes, ka thënë se askush nga marketi nuk ka marrë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar.
Gjithashtu nga fotografitë shihet se Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./GazetaBlic.com/





