Essien i tregon Terryt me një foto se sa shumë ka ndryshuar Chelsea, por kapiteni duhet të ndjehet krenar (Foto)

PUBLIKUAR

Ish futbollisti i njohur i Chelseat, Michael Essien, ka postuar një fotot të ish skuadrës së tij, ku natyrisht ishte e mbushur me yje.

I fundit që është ende në klub mbetet kapiteni legjendar i kësaj skuadre, John Terry.

Ai e përshkroi foton: “I fundit në këmbë kapiteni”, pasi të gjithë lojtarët e asaj kohe e kanë lënë tashmë skuadrën.

Të fundit që u larguan ishin Petr Cech dhe Branislav Ivanovic nga ajo gjeneratë e mahnitshme e Chelseat.

Nga ajo skuadër ditë më parë u pensionua Lampard, por nuk është çudi që në fund të vitit të largohet edhe John Terry.

Antonio Conte  e ka guximin që të bëjë ndryshime dhe tashëm me të Chelsea ka gjetur përsëri rrugën e suksesit.

Me lojtarë si Diego Costa, Eden Hazard, Pedro, por edhe Victor Mosesinnë formë, Chelsea është duke shkuar drejt titullit.

Një Chelsea i ri është në horizont dhe vend për kapitenin legjendar ka pak./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...