Eskalon situata në dhomat e zhveshjes së PSG-së, u përleshën Neymar e Donnarumma

PUBLIKUAR

Duket se futbollistët e Paris Saint-Germainit kanë qenë shumë të mllefosur dhe të mërzitur me eliminimin nga Liga e Kampionëve.

 

Ata e kishin kualifikimin në dorë pasi po udhëhiqnin me dy gola nga dy ndeshje, por nuk mundën ta ruanin kapitelin në pjesën e dytë të ndeshjes së mbrëmshme.

Parisienët u mposhtën 1:3 nga Real Madridi në “Santiago Bernabeu” duke i dhënë kështu fund eksperiencës në këtë garë, shkruan “Gazeta Express”.

Portieri Gianluigi Donnarumma bëri gabim trashanik në njërin prej tre golave të Karim Benzemas.

Kjo ka qenë akuza që ia ka bërë braziliani atij.

E në ndërkohë, Donnarumma ia ka kthyer Neymarit duke e akuzuar se ishte ai fajtori kryesor në golin e dytë të pësuar pasi ishte pikërisht ai që e humbi topin.

Dhe, këto akuza dhe kundër-akuza duket se kanë bërë që të eskalonte situata.

Mediumi “Ole” raporton se portieri italian dhe sulmuesi brazilian janë përleshur në dhomën e zhveshjes.

Ishin bashkëlojtarët ata që i ndanë dy lojtarët. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...