Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA

PUBLIKUAR

Big Brother VIP Albania 4 vazhdon të ofrojë situata të ndryshme, të cilat mbajnë fansat të lidhur përpara ekraneve.

Një nga momentet më të tensionuara të këtij edicioni ka ndodhur mes dy banorëve, reperit Gjesti dhe modeles Loredana. Edhe pse ky sezon ka pasur shumë ngjarje interesante, kjo përplasje ka tërhequr veçanërisht vëmendjen e publikut.

E gjithë ngjarja ka nisur nga një debat i ndodhur brenda shtëpisë, ku tensionet mes dy personazheve ishin të dukshme.

Sipas pamjeve, situata eskaloi kur Loredana tentoi të merrte cigaret nga duart e Gjestit, një veprim që nuk u prit mirë nga reperi. Ai reagoi menjëherë duke i kërkuar asaj të shmangte prehjen e tij fizike, duke i thënë në mënyrë të prerë: “Mos më prek me dorë, hera e fundit që më prek me dorë”.

Më pas ata e vazhduan debatit në oborr, me Gjestin i cili e kërcënonte Loredanën se “do ta godasë me shuplakë” nëse i përsërit këto veprime.

Debatet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania janë bërë gjithnjë pjesë e rutinës, por rasti i fundit përfshin një moment me potencial të lartë eskalimi, ku kufijtë e prekjeve fizike duket se janë thyer. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...