Është normale që Barca konsiderohet favorit

PUBLIKUAR

Derisa Barcelona është favorit për të triumfuar në finalen e të shtunës, Juventusi ka një shans për t’u shkaktuar probleme katalunasve – thotë Gianluigi Buffon.

Bianconerët nuk u morën seriozisht këtë sezon në Ligën e Kampionëve, por ata arritën deri në finale duke eliminuar skuadra, si Borussia Dortmund, Monaco e Real Madrid.

Ekspertët e futbollit konsiderojnë se Zonja e Vjetër nuk ka shanse kundër Blaugranëve të pandalshëm, porse kapiteni thotë se gjithçka mund të ndodhë.

“Në një finale, cilësia në fushë do ta vendosë rezultatin. Ashtu siç kam thënë gjatë javës së kaluar, është normale që Barcelona është favorit, sepse kanë lojtarë të shkëlqyer me aftësi mahnitëse”.

“Është shumë e drejtë të thuhet se një skuadër me lojtarë, si Messi, Suarez dhe Neymar, dhe Iniesta në mesfushë, është favorite – natyrisht se janë kur e kanë fatin të kenë lojtarë të tillë”.

“Sidoqoftë, kur ndeshesh me një ekip si Juventusi me Tevez, Pogba, Marchisio, Bonucci etj., ne nuk jemi ‘kokë turku’ – por kemi një shans”, u ka thënë Buffon gazetarëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...