Të famshmit i dalin në krahë ish-futbollistit.
Pas një fotoje të publikuar nga ish-futbollisti Beckham, ku ai shihet duke puthur në buzë vajzën e tij Harper, kritikat nuk janë ndalur.
Ai është kritikuar nga shumë njerëz në rrjetet sociale e gjithashtu edhe personazhe të njohura televizive, përfshirë edhe prezantuesin kontrovers, Piers Morgan, përcjell Gazeta Express.
Tani shumë të famshëm i kanë dalë në krah yllit të futbollit, duke postuar fotografi duke puthur fëmijët e tyre.
Me këto fotografi ata kanë filluar edhe një kampanjë ‘Me Beckamin’, duke bërë të ditur se nuk ka asnjë të keqe që prindërit të puthin fëmijët e tyre deri sa ata ndjehen rehat me këtë gjë./Gazeta Express


