“Është e vështirë të akordohet penallti e tillë, mund të ishim kualifikuar në gjysmëfinale”

PUBLIKUAR

Allegri beson se Juve kishte shanse të mira për t’u kualifikuar në gjysmëfinale nëse gjyqtari nuk do të akordonte penallti në favor të Los Blancos në fund të ndeshjes.

Një penallti e konvertuar nga Cristiano Ronaldo në minutat shtesë, saktësisht në minutën e 90 +8, e dërgoi Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pavarësisht humbjes 1-3 në “Santiago Bernabeu”.

“Juventusi luajti ndeshje të shkëlqyer”, tha fillimisht Allegri. “Gjithashtu kemi luajtur mirë edhe në ndeshjen e parë deri në minutën e 60-të; pësuam një gol të shpejtë dhe më pas atë gol të bukur nga Ronaldo”.

“(Sot) djelmoshat bënë paraqitje fantastike për të përmbysur rezultatin dhe pas kësaj, merituam të paktën vazhdimet. Me dy zëvendësime të mbetura, kishim shanse të mira për të arritur edhe në gjysmëfinale”, shtoi ai.

“Është për të ardhur keq, por duhet të qetësohemi dhe të pushojmë, më pas të premten të gjejmë forcë për të nisur gjithçka dhe të mposhtim Sampdorian”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...