Është dita e kuqezinjve, jo e verbërisë së urrejtjes

PUBLIKUAR

euml-sht-euml-dita-e-kuqezinjve-jo-e-verb-euml-ris-euml-s-euml-urrejtjes_hd

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka mundur të mos komentojë rreth ndeshjes së kombëtares dhe gjithë asaj që ndodh në Beograd.

Pas incidenteve në aeroportin e Beogradit, ku u bllokuan për disa orë gazetarë e biznesmenë shqiptarë, ka ardhur dhe reagimi i kreut të ekzekutivit shqiptar, i cili ka uruar kuqezinjtë për fitore.

“Forca Shqipëria kjo është dita e kuqezinjve dhe e magjisë së futbollit, jo e politikës dhe e verbërisë së urrejtjes”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që ndeshja e sotme është paraprirë nga polemika të shumta dhe pritshmëri të larta.

Me fitore eventuale në Beograd, Shqipëria do të merrte kryesimin e Grupit I, kur dihet se Danimarka luan ndaj Portugalisë dhe vështirë mund të regjistrojë fitore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...