Është arrestuar i dyshuari që theri dy persona mbrëmë në Sheshin “Nënë Tereza”

PUBLIKUAR

foto

Policia e Kosovës ka arrestuar personin i cili dyshohet t’i ketë sulmuar dhe therur me thikë dy të tjerë gjatë mbrëmjes së djeshme në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Siç mësohet, tre të dyshuar janë përleshur në mes vete dhe gjatë përleshjes kishin përdorur mjete thika.
“Dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari tjetër është arrestuar”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit ndaj tre të dyshuarve është dhënë urdhër mbi ndalimin e personave në mbajtje. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

SHIKO MË SHUMË

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...