Escobar viziton Ambasadën e Kosovës në SHBA: “Presim me padurim punën dhe miqësinë tonë të vazhdueshme”

PUBLIKUAR

Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, të enjten ka qëndruar në Ambasadën e Kosovës në SHBA.

Në një shkrim në Twitter nga ambasada, thuhet se Escobarin, në takim e ka pritur ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Kosovës në SHBA, Valdet Sadiku.

“Ushtruesi i Detyrës së ambasadorit, Valdet Sadiku, priti të enjten zëvendës-ndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Escobar, në Ambasadën tonë. Faleminderit Escobar për vizitën dhe presim me padurim punën dhe miqësinë tonë të vazhdueshme”, thuhet në postim.

Ndryshe, nga 6 shtatori, Gabriel Escobar i cili shërbën si zëvendësambasador i Amerikës në Beograd do ta zë vendin e Mathew Palmer si i dërguar i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor.

Gabriel Escobar mori postin si zëvendësshef i Misionit në Ambasadën Amerikane në Beograd në Gusht 2019.

Ai shërbeu si Ngarkuar me Punë para mbërritjes së Ambasadorit Godfrey.

Më parë ai ishte postuar si Ministër Këshilltar për Çështjet Ekonomike në Ambasadën Amerikane në Bagdad, ku shërbeu si Ushtrues i Detyrës së Zëvendës Shefit të Misionit për shumicën e turneut të tij./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOL-i për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...