Escobar pas ujdisë me MCC-në: Kosova është partner jashtëzakonisht i mirë në rajon

PUBLIKUAR

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, pas nënshkrimit të marrëveshjes energjetike mes Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit dhe Kosovës se marrëveshja është shenjë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Kosova është një partner jashtëzakonisht i mirë në rajon, është një vend kompetent në marrëdhënien tonë në rajon. Gjithçka që mund të bëjmë për ta thelluar bashkëpunimin, jemi të lumtur ta bëjmë”, tha ai.

Escobar tha për Zërin e Amerikës se është e rëndësishme për të gjithë rajonin që të distancohet nga energjia ruse, pasi Rusia e shfrytëzon atë si armë.

Ai foli edhe për rrezikun e ndikimit të situatës së krijuar në Ukrainë dhe synimeve të Moskës te Ballkani Perëndimor, teksa u shpreh optimist për zmbrapsjen e këtyre synimeve në rajon.

“Asnjëherë nuk kemi parë një unitet të tillë që kemi tani brenda NATO-s dhe unitetin që kemi me partnerët tanë evropianë për t’u siguruar që siguria evropiane është përparësia jonë më e madhe. Në këtë kontekst e konsiderojmë edhe Ballkanin Perëndimor dhe besoj që Ballkani Perëndimor do të jetë në rregull”, tha ai.

Ai shtoi se me gjithë sfidat e ndryshme, të gjitha vendet e rajonit kanë përkrahjen dhe vëmendjen e Shteteve të Bashkuara.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...