Escobar: Nesër presim marrëveshje që ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës

PUBLIKUAR

Kosova dhe Serbia duhet të zhvillojnë bisedime produktive të enjten në Bruksel.

Ka deklaruar kështu i dërguari i  Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një deklaratë ekskluzive për Kanal10.

Escobar më tej ka theksuar se pritjet janë që të arrihet një marrëveshje e cila e ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, po ashtu që parandalon dhunën, transmeton Gazeta10.

“Ne duam të kemi bisedime produktive nesër dhe po shpresojmë se të dyja palët mund të arrijnë një marrëveshje e cila ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës dhe gjithashtu parandalon dhunën. Kështu që po shpresojmë për bisedime të mira. Faleminderit shumë!”, ka deklaruar Escobar për Kanal10.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...