Escobar: Asociacioni të formohet – dialogu është për normalizim dhe jo për njohje

PUBLIKUAR

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka ritheksuar se Kosova është e obliguar që ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në një intervistë online me gazetarë, ai ka deklaruar se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është duke u bërë për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe jo për njohje të ndërsjellë, njofton Klan Kosova.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor është i rëndësisë së veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që të krijojmë marrëdhënie të mira ndërmjet vendeve të saj. Ne e mbështesim dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

“Takimi që u zhvilluar të hënën  në Bruksel ishte një hap i rëndësishëm. Tani hapi tjetër mbetet implementimi dhe ne duam t’i shohim të dyja palët të lëvizin përpara”.

“Dialogu nuk është për njohjen reciproke, por për normalizimin të marrëdhënieve. Vetëm pse ne e mbështesim këtë marrëveshje nuk do të thotë se nuk mendojmë se në të ardhmen të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra-tjetrën”.

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...