Ermira Vllasaliu Ratkoceri ka shpalosur programin për rindërtim ekonomik

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...
Kandidatja për deputete nga rradhët e Aak-së, Ermira Vllasaliu Ratkoceri përmes një postimi në facebook ka shpalosur programin e Alenacës për rindërtim dhe zhvillim ekonomik ku ka paraqitur pikat kryesore të këtij plani.
Postimi i plotë
Kriza pandemike përveq që ka ndikuar në shëndetin publik, ajo ka ndikuar edhe në tkurrjen ekonomike, ku si pasojë e saj në vitin 2020 bruto produkti vendor real ka pësuar rënie prej 7.5%.
Kjo situatë alarmante ka ndikuar që ne si Aleancë të përpilojmë një program ambicioz për rindërtim dhe zhvillim ekonomik.
Ndërhyrja e parë do të jetë Rindërtimi ekonomik përmes pakos emergjente për sanimin e dëmeve nga pandemia:
1. Së pari do të kemi Ndihmën konkrete për biznese ku parashihet një fond për Rindërtim Ekonomik prej 1 miliardë euro përfshirë kreditë për ndermarrjet me: grejs periudhë prej 2 viteve, afate të kthimit prej 5 – 10 vite, dhe kamata me maksimum 3.5%.
Do të mbështesim ndërmarrjet prodhuese, ndërmarrjet që eksportojnë dhe projektet turistike. Poashtu, do të përkrahim sektorët që janë të prekur më së shumti nga pandemia si hotelet, restorantet dhe kafiteritë , si dhe kompanitë në sektorin e transportit.
Pjesa e dytë përfshin ndihmë për qytetarët në formë të transfereve
– 100 euro për çdo qytetar rezident të Kosoves,
– Subvencionim i shumës prej 150 euro për tre muaj për çdo grua të punësuar, dhe
– Subvencionim prej 40 eurove për secilin fëmijë të regjistruar në kopsht parashkollor.
Pika e tretë e programit tonë parasheh lehtësira fiskale me ndihmë për qytetarët dhe bizneset. Këtu përfshihen:
– Shtyrja e obligimeve tatimore të vitit 2020, për fillim të vitit 2022,
– Zvogëlimi i tatimit në paga ku qytetarët nuk do të paguajnë fare tatim për pjesën e pagës deri në 170 euro.
Gjithashtu, Programi ekonomik i Aleancës parasheh edhe dyfishimin e buxhetit të Kosovës që përfshin:
– dyfishimin e investimeve publike,
– dyfishimin e pensioneve, dhe
– dyfishimin e pagës mesatare nga 500 në 1000 euro.
Aleanca është forca e Kosovës!
Votoni Aleancën dhe numrin 79!
Voto 135 ✅ AAK
Voto 1 ✅ për RAMUSHIN President
Voto 79✅ Ermira Ratkoceri
#79 #79✅
#135 #135✅
#AAK135 #AAK135✅
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
@

Ramush Haradinaj

SHIKO MË SHUMË

Përfundon numërimi i votave në të gjitha vendvotimet në Lipjan, ky është rezultati

Komisioni Qëndror Zgjedhor ka numëruar votat në të gjitha vendvotimet të Komunës së Lipjanit. Vendvotime...

Rezultati i zgjedhjeve nëpër të gjitha komunat e Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka publikuar rezultatet për mbi 97% të votave nga...

(E përditësuar) Numërohen 710 mijë vota, ky është rezultati

00:50 — KQZ ka numëruar 710 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po prin e para...