Ermali dhuron 100 mijë euro, Sabri Fejzullahu lëshon shtëpinë për të prekurit nga tërmetet

PUBLIKUAR

Ermal Fejzullahu ka treguar se ka dhënë si donacion një shumë prej 100 mijë eurove për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.

Këngëtari Ermal Fejzullahu ka ndarë një shumë prej 100,000 euro për të ndihmuar shqiptarët në Shqipëri.

Artisti përmes një postimi ka zbuluar se edhe ai i është bashkuar shumë kolegëve të tyre që po bëjnë gjithçka për t’iu bërë më të lehtë të kalojnë këto ditë të vështira banorët e zonave të prekura, shkruan Gazeta Express.

“Bashkëndjenja e dhimbjes dhe dashurisë janë një! Se zemra e shqiptarit është e madhe dhe bashkëndjenja obligim, shembull është miku im i cili çdo herë i heshtur ishte pranë atyre që kishin nevojë. Të trishtuar nga dhimbja dhe pamundësia për të ndalur këtë trishtim, kemi ndarë 100.000 euro për të ndihmuar të goditurit direkt nga kjo fatkeqësi. Do të ndihmohen rastet më të rënda për të sanuar sado pak dëmet që kanë pësuar“, shkruan Ermali.

Ndërsa babai i tij, këngëtari Sabri Fejzullahu gjatë ditës së sotme ka treguar përmes disa fjalëve të bukura për Shqipërinë se ai pret me kënaqësi në shtëpinë e tij njerëzit të cilët kanë mbetur pa strehë./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...