Eriksen mesazh klubit dhe Contes: Nuk dua të ulem në stol

PUBLIKUAR

Eriksen synon më shumë minuta ose do të kërkojë skuadër të re në janar apo në verën e vitit 2021.

I transferuari nga Tottenhami në janarin e vitit 2020, Christian Eriksen, nuk po gjen hapësira në ekipin e Antonio Contes, ani pse ardhja e tij bëri shumë bujë.

Ai ka pasur shumë pak minuta në sezonin 2019/20, por nuk e ka nisur mirë as sezonin e ri, 2020/21.

Eriksen ka paralajmëruar klubin dhe trajnerin, Antonio Conte, se nëse nuk ndryshon situata, është i obliguar të kërkojë skuadër të re.

“Nuk dua të ulem në stol gjithë sezonin. Shpresoj që ky nuk është qëllimi i klubit apo trajnerit”, u shpreh Eriksen.

“Do të jetë një sezon i ngarkuar, me shumë ndeshje në program, pres të luaj”. “Nuk është kurrë mirë për një futbollist të ulet në stol”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...