Eriksen me deklarata emocionuese pasi u rikthye me gol tek Danimarka

PUBLIKUAR

Christian Eriksen thotë se është krenar dhe i nderuar që ia doli të tregoj se mund të luajë ende në nivele të larta përkundër arrestit kardiak që e pësoi verën e kaluar në Euro 2020.

Mesfushori me përvojë demonstroi edhe një herë se nuk është i mbaruar teksa u rikthye sonte në fushën e blertë në Kombëtaren e Danimarkës për herë të parë pas nëntë muajsh, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, ish-futbollisti i Ajaxit, Tottenhamit dhe Interit e bëri këtë me stil pasi realizoi gol vetëm dy minuta pasi hyri në lojë, ndërsa i krijoi edhe disa raste për shokët e skuadrës.

Ai theksoi se ndihet komod pasi u rikthye dhe se është i gatshëm t’i ndihmojë danezët edhe në Botërorin 2022.

“Isha i nderuar që munda të tregoja se mund të luaj ende”, ka thënë Eriksen për “Dutch TV”.

“Ndiej sikur nuk kam qenë kurrë larg ekipit. Ishte paksa emocionuese të rikthehesha në kombëtare, por jam ndier keq sa herë kam munguar në 10 vjetët e fundit. Unë ndihem si pjesë e familjes”, shtoi Eriksen.

“U ndjeva i mirëseardhur (nga tifozët holandezë). Kam qenë këtu më herët (kur luante për Ajaxin) për disa vite dhe natyrisht se ata më njihniin. Por, ishte një pritje e ngrohtë nga zemra, natyrisht”, u shpreh mesfushori kreativ për “Sky Sports”, përcjell “Gazeta Express”.

“Isha i lumtur që topi erdhi tek unë dhe natyrisht, ishte një përfundim i bukur. Të kthehem në Kombëtare në këtë formë ishte natyrisht mënyra më perfekte. Mezi pres të luaj në Botëror, por ka edhe shumë ndeshje të tjera në mes tyre dhe jam i fokusuar tek ato”, përfundoi futbollisti i Bentfordit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...