Eriksen, i gatshëm për ndeshjen kundër Kosovës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohet seksualisht një femër në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht...

Regjistrimi i popullsisë në Lipjan, deri tani janë regjistruar mbi 51 mijë qytetarë

Nënkryetari Komunes së Lipjanit Diamant Bytyqi ka thënë se procesi i regjistrimit po shkon...

Ekipi kombëtar i Danimarkës mbështetet jashtëzakonisht shumë në ndihmën e mesfushorit të Tottenhamit, Christian Eriksen, i cili ka bërë të ditur se përkundër lodhjes, është i gatshëm të luajë në ndeshjen kundër Kosovës dhe Zvicrës.

Djemtë e Danimarkës do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore kundër skuadrës së Bernard Challandes të enjten, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo ndeshje i paraprin ndeshjeve të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020, transmeton Gazeta Express.

Erikseni i ka zhvilluar 38 ndeshje me klubin e tij, Tottenhamin, gjatë këtij sezoni. Kjo fazë e sezonit është mjaft e zënë për klubet e futbollit anglez, mirëpo Erikseni ka bërë të ditur se është i gatshëm të luajë në dy ndeshjet e radhës së Danimarkës.

Pas Kosovës, Danimarka do të përballet me ekipin kombëtar të Zvicrës. Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020.

“Këmbët e mia janë mirë. Ne nuk luajtëm në fundjavë dhe ka qenë një kohë e gjatë që kur i kemi luajtur ndeshjet çdo tri apo katër ditë. Kjo është e mirë dhe është pak e çuditshme. Jam paksa pa pushim për shkak se dua të luaj sa më shpejt”, ka thënë Eriksen.

Ndërsa, pas kësaj ndeshjeje kundër Danimarkës, edhe Kosova do ta ketë një përballje më të rëndësishme, atë kundër Bullgarisë, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...