Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike në disa rajone të Kosovës

PUBLIKUAR

Erërat e forta që mbizotëruan të shtunën në Kosovë, kanë shkaktuar dëme në përçuesit elektrikë dhe në shtyllat elektrike të disa rajoneve.

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), njofton se rajonet më të prekura janë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica dhe Peja.

“Ekipet e terrenit të KEDS-it ndodhen në vendngjarje të prishjeve dhe po punojnë intensivisht deri në sanimin e dëmeve të shkaktuara në rrjet”, thuhet në njoftimin për media.

KEDS-i ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve dhe i ka siguruar ata se prishjet në rrjet si shkak i erërave do të rregullohen sa më shpejt që është e mundur.

Ndryshe, në Kosovë të shtunën janë paraqitur erëra të forta, të cilat janë përcjellë edhe me reshje bore.

Në disa video të publikuara në faqen zyrtare në Facebook të MeteoBallkan dhe MeteoKosova janë parë erërat e forta në Podujevë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...