Erdogani: Feja ime nuk është sunizmi e as shiizmi po islami (Video)

PUBLIKUAR

Në Samitin e 13-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) që u mbajt në Stamboll, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se feja e tij nuk është as sunizmi e as shiizmi, por islami.

Ai, gjatë një fjalimi tha se myslimani është vëlla i myslimanit, ndërsa e quajti hipokrizi shqetësuese faktin se në Perëndim dënohen e përmenden vetëm sulmet terroriste në Paris apo Bruksel, mirëpo jo edhe në ato në Ankara, në Stamboll dhe Lahor, transmeton Telegrafi.

“Organizatat terroriste duhet të luftohen komplet dhe me vendosmëri të njëjtë”, ka thënë ai. “Myslimanët të cilët e përbëjnë një të katërtën e botës, a kanë ndonjë përfaqësues (në KB)? Jo. Gjatë vendimeve sikur vetëm një nga ato pesë vendet anëtare të sillet negativisht, puna mbaron. Prandaj, unë them që bota është më e madhe se ato pesë vende. Është i detyrueshëm reformimi i OKB-së. Se një sistem që vet është ndërtuar mbi padrejtësi është e pamundur të kontribuojë në sigurimin e drejtësisë botërore”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora...

Nga viti i ardhshëm, në aeroport mund të pini ujë falas

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se, nga viti i ardhshëm,...

E martë përcëlluese, temperaturat deri në 36 gradë

Kosova të martën do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, sipas njoftimit të...