Presidenti i Turqisë, Recept Tayyip Erdogan, i ka kritikuar sot edhe një herë vendet e paemëruara të Perëndimit për atë që ai e quajti përkrahje ndaj tentim puçin më 15 korrik, nga i cili mbeten të vdekur më shumë se 270 njerëz.
“Perëndimi është duke e përkrahur terrorizmin dhe po ia mban anën puçistëve,” tha Erdogan.
Duke folur në një ngjarje për investitorët e huaj në Ankara, Erdogani e zgjodhi Gjermaninë për ta kritikuar, pasi një gjykatë gjermane ia ndaloi atij adresimin e një turme të rreth 30 mijë përkrahësve dhe demonstratorëve kundër-puçit përmes një video linku në Këln gjatë kësaj fundjave, shkruan AP, përcjell Express.
Erdogani ka thënë se Turqia ia ka dërguar Gjermanisë më shumë se katër mijë dosje që kishin të bënin me terroristët e kërkuar, por se Gjermania nuk ka bërë asgjë.
LEXO EDHE
Këshilli i Europës alarmon për kërkesën e Turqisë për arrestimin e Berat Buzhalës
Por, gjykata, megjithatë, tha ai, ishte e shpejt që t’ia ndalojë atij adresimin e turmës përmes video linkut.
Ai, po ashtu e ka përsëritur ankesën e tij se asnjë lider i huaj nuk e ka vizituar Turqinë pas tentim puçit të dështuar, gjersa Franca dhe Belgjika janë vizituar nga liderët të cilët janë solidarizuar me to pas sulmeve terroriste.
“Ata që cilët i kemi konsideruar miq janë duke ia mbajtur anën puçistëve dhe terroristëve,” tha Erdogani./Gazeta Express/


