Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e ka uruar Kosovën për 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, shkruan Gazeta Express.
Erdogan thotë se me Kosovën kanë miqësi historike dhe lidhje vëllazërore.
“Uroj përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, me të cilën kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore. I uroj paqe, prosperitet dhe mirëqenie popullit vëllazëror të Kosovës dhe u dërgoj përshëndetjet e përgëzimet e mia”, ka shkruar presidenti turk në Twitter.
Tarihî dostluk ve kardeşlik bağlarımızın olduğu Kosova’nın bağımsızlık yıl dönümünü tebrik ediyorum.
Kardeş Kosova halkına huzur, refah ve esenlik diliyor, en kalbî selam ve muhabbetlerimi gönderiyorum. 🇹🇷 🇽🇰 pic.twitter.com/nHzOlzklW5
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) February 17, 2022
Ndryshe, Turqia ishte ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008.


