Erdogan urdhëron që aeroplanët luftarak ta kontrollojnë hapësirën ajrore të Turqisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...
  • Disa mijëra vetë u mblodhën mbrëmë në sheshin Taksim të Stambollit, si dhe në sheshin kryesor të Ankarasë në shenjë mbështetje për presidentin Erdogan, i cili e ka përsëritur apelin që qytetarët të dalin rrugë edhe pse puçistët tashmë janë dorëzuar.
  • Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka urdhëruar aeroplanët luftarak të Flotës ajrore që ta kontrollojnë hapësirën ajrore të Turqisë.

Është thënë se qëllimi i kontrollimit të hapësirës ajrore do të sigurojë qetësi dhe kontroll, transmeton TASS.

Përveç kësaj, autoritetet mbrëmë vonë kanë ftuar qytetarët që të mbesin edhe më tej të mobilizuar derisa të kryhen arrestimet masovike të ushtarëve dhe gjyqtarëve, transmeton lajmi.net.

Disa mijëra vetë u mblodhën mbrëmë në sheshin Taksim të Stambollit, si dhe në sheshin kryesor të Ankarasë në shenjë mbështetje për presidentin Erdogan, i cili e ka përsëritur apelin që qytetarët të dalin rrugë edhe pse puçistët tashmë janë dorëzuar.Këtë thirrje mbrëmë vonë në Ankara e ka përsëritur edhe kryeministrit turk, Binali Jildrim.

“Gjatë ditës do të punojmë, kurse në mbrëmje pas punës do të vazhdojmë të qëndrojmë në vende publike”, ka thënë kryeministrit turk.

Autoritetet turke të dielën njoftuar se deri me tash janë arrestuar rreth 6 mijë ushtarë, kurse janë lëshuar urdhër arreste edhe për 3 mijë përfaqësues të sistemit të drejtësisë pas dështimit të gusht shtetit nga i cilin mbetën të vrarë 290 persona, 100 nga ata puçistë.

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...