Erdogan shkon në Rusi për herë të parë pas konfliktit, takon Putinin

PUBLIKUAR

Erdogani udhëton në Rusi për të stabilizuar marrëdhëniet dypalëshe

Mediat Turke raportojnë së Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në datën 9 Gusht do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Rusi në të cilën do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Zëvëndës Kryeministri i Turqisë Mehmet Shimshek me anë të një komunikatë për media njoftoi se takimi pritet të zhvillohet në qytetin e Shen-Petersburgut. Sipas zv/kryeministrit në këtë takim do të bisedohet për rivendosjen e marrdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve pas incidentit ushtarak

Vlen të theksojmë se kjo është vizita e parë që pas incidentit të datës 24 Nëntor të vitit 2015 ku u rrëzua një avion luftarak Rus në territorin e shtetit turk. Pas incidentit pati deklarata të ashpëra ndërmjet qeverive duke sjellë dhe anullimin e shumë marrëveshjeve tregëtare.
Këto marrëdhënie filluan të normalizoheshin pas zarfit që i dërgoi Erdogani Presidentit Rus Vladimir Putinit në datën 27 qershor të këtij viti. Sipas Putinit, Erdogani i kërkoi falje Rusisë për incidentin e ndodhur, raporton gazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...