Erdogan: OKB-ja duhet të rindërtohet, ka dështuar në Siri

PUBLIKUAR

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë thirrje sot që Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), të rindërtohet dhe përmirësohet, duke thënë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka dështuar ta adresojë konfliktin në Siri dhe sfidat tjera globale.

Erdogan dha një fjalim të patrembur në Stamboll në përmbyllje të një takimi të NATO-s, përmes të cilit e kritikoi ashpër përqendrimin e pushtetit të Këshillin e Sigurimit, duke thënë se bota është më e madhe se pesë shtete, transmeton Express.

“Ekzistojnë shumë shtete. E Këshilli i Sigurimit i ka vetëm pesë shtete anëtare, dhe njëra nga këto pesë anëtare të përjetshme mund të marrë një vendim që ia vë kapakun pjesës tjetër të botës. Kjo nuk është e drejtë, nuk është me vend,” ka thënë Erdogan.

Ai ka insistuar se për të arritur paqe ndërkombëtare, OKB-ja duhet të rindërtohet.

“Do të jetë shumë e vështirë e mbase dështim për të arritur paqe dhe siguri ndërkombëtare, nëse OKB-ja nuk rindërtohet,” ka thënë ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...