Në shenjë kritike, ai tha se thuajse është e pamundur që dramat humanitare botërore të hyjnë në rend dite po të mos ishte kriza e refugjatëve, transmeton lajmi.net.
“Asnjëherë nuk u sollët në mënyrë të sinqertë ndaj njerëzimit. Ju nuk shkuat t’i merrni foshnjat si Ajlani të cilët Mesdheu i solli në brigje. Ju nuk i morët Omranët. Ne jemi ata që po kujdesemi në këtë vend për 3-3.5 milionë refugjatë. Nuk i mbajtët premtimet e dhëna. Kur në Kapikule (pikë kufitare) u afruan 50 mijë refugjatë, ju filluat të pyesni se ‘Çfarë mund të ndodhë nëse Turqia hap kufirin?’ Shikoni këtu, nëse e teproni tutje, ta dini se këta kufij hapen. As unë e as ky popull nuk frikohemi nga këto kërcënime boshe; dijeni edhe këtë”, tha Erdogan.
“Bota është më e madhe se pesë. Këtë mendim duhet ta mbrojmë të gjithë, megjithatë, nuk duhet të frikohemi nga askush. Fatkeqësisht, shtetet në botë veprojnë me mendimin se ‘Çfarë do të thotë, nëse veprojmë në mënyrë të këtillë apo atillë?’. Nëse mendoni në këtë mënyrë, nuk do të keni rezultate. Më mirë të jetosh një ditë si njeri, sesa të frikohesh tërë jetën”, theksoi Erdogan. /Lajmi.net/


