Erdogan: Javën e ardhshme do të kem kënaqësinë ta pres Thaçin, jemi vëllezër

PUBLIKUAR

Presidenti turk, Reccep Tahip Erdogan, gjatë konferencës me homologun e tij shqiptar, Bujar Nishani, e ka prekur edhe çështjen e Kosovës.

Duke vënë në dukje se Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtare dhe ato rajonale, shtoi se javën e ardhshme ai do të ketë kënaqësinë të presë Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Presidenti Erdogan shtoi se gjatë takimit me Thaçin do të ketë mundësi të bisedojë nga afër në lidhje me këto çështje, raporton atsh, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë duke shprehur miqësinë dhe dashamirësinë për shqiptarët me një thënie të Mustafa Kemal Ataturkut Erdogan tha: “Ne popullin shqiptar e duam, e quajmë si vëlla, nuk e shohim atë larg vetes tonë”. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...