Era Istrefi merr vëmendje me imazhet në bikini dhe linjat e formësuara

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi ka bërë një rikthim të madh në skenën e muzikës shqiptare pas një pauze të gjatë.

Era tashmë ka lansuar projektet “Bebe” dhe se fundmi “Tkrkt” që po priten mirë nga publiku dhe numëron miliona klikime në YouTube.

Por, krahas kësaj këngëtarja po vazhdon të jetë aktive edhe në rrjetet sociale e sidomos në Instagram ku ka mbi 1.4 milion ndjekës.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Postimet që Era bën marrin çdo herë vëmendje, ashtu sic ka ndodhur me disa imazhe të radhës ku ajo u shfaq vetëm në bikini.

Artistja e shumë hiteve shihet në disa foto mjaft provokuese e veshur në rroba banjë me ngjyrë të verdhë të kombinuar me atlete dhe çorape ngjyrë vjollcë dhe syze dielli.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Era theksoi linjat e formësuara të trupit të cilave iu kushton një kujdes të madh dhe shfaqet përherë në formë.

“Kisha një mysafir të veçantë që erdhi sot”, ka shkruar Era në mbishkrimin e fotografive.

Foto: Era Istrefi/Instagram

Nuk kanë munguar as pëlqimet dhe komentet e  shumta të fansave që ishin kryesisht pozitive.

Ndryshe, Era përveç me projekte tashmë ka nisur edhe performancat dhe mbrëmjet muzikore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...