Era Istrefi me vallëzim provokues në ditëlindjen e Norës

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka festuar dje (e premte) ditëlindjen e saj të 36-të.

Me këtë rast, ajo organizoi një festë në shtëpinë e saj luksoze me pak të ftuar nga rrethi i ngushtë shoqëror dhe familjar.

Në rrjetet sociale ndërkohë kanë qarkulluar fotografi dhe video të ndryshme nga festa, ku dy motrat e famshme të estradës duket të jenë argëtuar mjaft me njëra-tjetrën.

Foto: Era Istrefi/InstaStory

Këngëtarja Era Istrefi e cila ka paralajmëruar se së shpejti do të rikthehet me një projekt të ri muzikor, është dukur mjaft atraktive gjatë mbrëmjes e veshur me një kostum të bardhë.

Kostumi me vija transparente anash, bëri që interpretuesja e hitit “Bonbon” të theksonte mjaft mirë siluetën e saj të trupit.

Ajo ka rishpërndarë në rrjetet sociale një video, ku shihej teksa vallëzonte dhe bënte lëvizje provokuese në ditëlindjen e motrës së saj.

Era përndryshe ka konfirmuar rikthimin e saj në muzikë me datën 31 të këtij muaji, kur edhe do të sjellë projektin e saj të ri muzikor me titull “Bebe”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...