Era Istrefi dhe Don Xhoni bashkojnë forcat për një bashkëpunim, publikojnë pamje nga klipi

PUBLIKUAR

Një bashkëpunim shumë interesant duket se është gati të publikohet në pak ditë

Këngëtarja e njohur shqiptare,  Era Istrefi, ka bashkuar forcat me reperin Don Xhon për një këngë të përbashkët.

Dyshja kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa fotografi të përbashkëta nga xhirimet e klipit, të cilat janë kryer këto ditë.

Foto: Era Istrefi/Don Xhon/Instagram

“Ne vendosëm ndjenjat e vjeshtës, shihemi të enjten në 23:59”, kanë shkruar Era dhe Don Xhon në mbishkrimin e fotografive.

Si njëri si tjetri kanë qenë shumë aktive gjatë verës me projekte të ndryshme muzikore dhe performanca në klube nate të ndryshme në trevat shqiptare.

Foto: Era Istrefi/Don Xhon/Instagram

Bashkimi i forcave për të bërë këtë bashkëpunim interesant, është pritur mirë nga fansat e të dy palëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...